Aktorja e famshme Emma Stone u bë nënë për herë të parë. Emma lindi fëmijën e saj të parë në 13 Mars, ama ajo së bashku me bashkëshortin e saj, regjizorin Dave McCurry, preferuan të mos e tregonin gjininë e foshnjës së porsalindur.
Së fundmi një burim ka konfirmuar gjininë e foshnjës së tyre. Aktorja 32-vjeçare, fituese e çmimit Oscar mirëpriti një vajzë, konfirmoi një burim për revistën “People”.
Për herë të fundit Emma është parë muajin e shkuar në Los Angeles dhe dukej shumë elegante, por shumë gati për të sjellë në jetën fëmijën e saj.
Lajmet për shtatzëninë e saj qarkulluan në mediat e huaja që në shtator të vitit që lamë pas, ndërsa “Dailymail” më pas publikoi në fillim të këtij viti foto të aktores me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu zërat.





