Pasi iu bashkua festës së maturantëve të Ishmit, nuk kishte si të mungonte edhe në mbrëmjen e maturës së vajzave dhe djemve të Manzës.

Deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja, mbrëmjen e së dielës, tregon se ka qenë i emocionuar të ishte pjesë e kësaj feste, duke përjetuar emocionet nostalgjike të maturës si të ishte nxënës me ta.

“Magjike – ishte mbrëmja e maturës e maturantëve të Manzës, të cilët me energjinë e pakrahasueshme rinore po mbyllin sot një kapitull ku hodhën themelet e jetës.

I emocionuar të isha pjesë e kësaj feste, falenderova me përulje çdo mësues, pasi me misionin e tyre fisnik dhe të përkushtuar, formësojnë brezat tanë të ardhshëm.

Këtë vit emocionet nostalgjike të maturës i përjetova si të isha nxënës me ta, ndaj i sugjerova që secili prej tyre të ndjekë me vendosmëri ëndrrat dhe zërin e zemrës!”, shkruan Çyrbja në profilin e tij në “Facebook”.

Mirënjohje për prezencën dhe suportin e deputetit ka treguar edhe drejtoresha e gjimnazit Manëz, Elda Aliaj, e cila i ka shprehur falënderimet Çyrbes në emër të të gjithë maturantëve të gjimnazit për mbështetjen e vazhdueshme që ai ka treguar ndaj tyre.