Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Një rast mjaft i veçantë dhe emocionues si për nënën e foshnjës, por po ashtu edhe për stafin mjekësor që e ndihmuan foshnjën të vinte në jetë. Thuhet se foshnjat që lindin me këmishë janë me fat!





