Policia e Shtetit ka vijuar edhe ditën e sotme me publikimin e të tjerë personave me rrezikshmëri shumë të lartë, që janë në arrati të akuzuar dhe dënuar për vepra të rënda penale, si e vrasjes.
Pas listës së Vlorës, Policia e Shtetit ka bërë publike sot emrat dhe fotot e 17 personave në kërkim në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg.
“Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, bën apel policia.





