Ndërtimi i aksit rrugor Porto Romano – Durrës, loti i III do të prekë shumë sipërfaqe toke të banorëve të zonës nga do të kalojë rruga.

Për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përcaktuar vlerën e shpronësimit për secilin banor që do të preket nga ky investim.

Në dokumentin me shumë faqe të publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Durrës, jepen në mënyrë të detajuar emrat e personave dhe vlera e shpronësimit që ato do të përfitojnë nga shteti.

Janë gjithsej 124 banorë të Durrësit që do të shpronësohen, pasi preken nga ky projekt.