Policia londineze thotë se ka bërë progres në identifikimin e vrasësve të shqiptarit Grineo Daka, i ekzekutuar me armë zjarri me 7 korrik 2019.

Dy shqiptarët e shpallur në kërkim për këtë vrasje janë Jeton Krasniqi, 26 vjeç, i lindur në Kosovë, banues në Hertfordshire.

Shqiptari tjetër është Mirsad Brahimi, 33 vjeç, banues në perëndim të Londrës, raporton The Guardian.

Policia e Londrës ka vënë 20.000 stërlina shpërblim për çdo informacion rreth tyre që do të shërbejë më pas për ndëshkimin e tyre gjatë procesit gjyqësor.

Për vrasjen e Grineo Dakës, është arrestuar një tjetër shqiptar, i cili pritet të gjykohet në muajt në vazhdim.