Dy fazat e para të konkursit të hapur nga bashkia Durrës për postin e drejtorit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale nuk prodhuan drejtuesin e ri.

Për këtë arsye, bashkia ftoi kandidatët jashtë shërbimit civil që të paraqisnin dokumentacionin e kërkuar nëse aspironin për këtë post.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, kandidatët e përzgjedhur me procedurën e konkurimit nga jashtë shërbimit civil janë:

Diola Xhango

Migena Muhaj

Mirion Theodhosi

Ornela Marku (Hamataj)

4 kandidatët do t’i nënshtrohen konkurimit më datë 31 tetor, ora 11.00 në ambientet e bashkisë Durrës.

Ndërkohë, faza e parë e konkursit (Lëvizja paralele) për 3 drejtori të tjera të bashkisë Durrës nuk ka prodhuar asnjë drejtues, pasi nuk janë paraqitur kandidatë.

Sipas njoftimit të bashkisë, për drejtoritë e mëposhtme do të vijojë konkurimi për procedurën e ngritjes në detyrë.

Drejtor pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrrollit të Zhvillimit të Territorit

Drejtor pranë Drejtorisë së Arsim , Kulturës, Rinisë , Sporteve dhe Komuniteteve Fetare

Drejtor pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Infrastrukturës Publike

Pas dorëheqjes masive të drejtorëve, gjë që u kërkua nga kryeministri Rama gjatë vizitës që ai zhvilloi në muajin korrik, kryebashkiakja Emiriana Sako miratoi në muajin shtator dorëheqjen e disa prej tyre dhe bashkia hapi procedurat e konkurimit për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj.

Deri më tani, nga procedurat e konkursit është shpallur drejtoresha e re e Drejtorisë Ekonomike, Ina Ferra.

M.B.