Dy shtetas shqiptarë dhe një italian, kanë rënë në prangat e karabinierëve pasi po transportonin me makinë 45 kilogramë kanabis sativa.
Makina ku u gjet droga është në pronësi të shtetasit italian Giuseppe Russo 40-vjeç, ndërsa shqiptarët Viktor Dalipaj 42-vjeç dhe Arsen Hoxha 36-vjeç, po e ndiqnin Russon me një makinë të dytë.
Mediat italiane bëjnë me dije se janë përgjuar telefonatat e tre të arrestuarve gjatë orëve të fundit nga ku kanë zbuluar se ata kishin blerë bileta për udhëtim me target.
Ata janë dërguar në burgun e Catanias pasi akuzohen për transport dhe shitje droge.





