Karabinierët italianë kanë vënë në pranga 5 shqiptarë të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Operacioni policor është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Napoli dhe në pranga kanë përfunduar shqiptarët Fatjon Dedja, Aqif Hasko, Osman Hasko, Shkumbin Muka dhe Artan Zeqja.
Tutorët shqiptarët shfrytëzonin vajzat e reja si prostitute, madje në disa raste ato ishin të mitura.
Hetimi ndaj këtij grupi kishte nisur në që vitin 2015, pas denoncimit të mamasë së njërës prej vajzave që shfrytëzoheshin.
Gjatë hetimeve, njëri nga të arrestuarit ishte ndaluar për shpërndarje lëndësh narkotike, shkruajnë mediet italiane.
Bashkë me substancat e ndaluara, karabinierët i kishin gjetur edhe një nga dokumentet false që përdoreshin për të fshehur moshën e vërtetë e vajzave që shfrytëzoheshin si prostitute.





