Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në kuadrin e operacionit “Pineta bianca” në Itali, njëri në arrest shtëpie, ndërkohë që një tjetër është në kërkim. Gjithsej janë 13 të arrestuar, të akuzuar për bashkëpunim në organizatë kriminale dhe trafik droge, raportojnë mediet italiane.
Të arrestuarit shqiptarë janë: Besnik Dini, 38 vjeç, rezident në Frosinone, Françesko Gjergji (24, Frosinone), Altin Prendi (32, ishte ndërkohë në burgun e Cassinos për një tjetër krim), Rafaelo Gjoka (27, Frosinone) dhe Dik Tafa (23, Frosinone).
Në arrest shtëpie është Arbër Tafa, 30 vjeç, gjithashtu rezident në Frosinone, ndërsa shqiptari në kërkim është Jetmir Dini.
Operacioni nisi sot në orët e para të mëngjesit nga karabinierët e kompanisë së Frosinones, në zbatim të mandateve të firmosur nga gjykata e Romës.
Hetimet mbi të dyshuarit kanë nisur që në janar 2017, duke grumbulluar prova të pakundërshtueshme për fajësinë e tyre.





