Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e 3 personave, është regjistruar në Kosovë mbrëmjen e së shtunës.
Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku po zhvilloheshin gara me makina.
Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.
Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë tre personat që kanë vdekur në aksident. Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur 5 persona.