Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur këtë të shtunë, në autostradën Milot-Fushë Krujë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:58, kur makina Volkswagen me targa AA 744 NJ, ku udhëtonin 4 të rinj nga Tirana doli nga rruga.

Ata mbetën fillimisht të plagosur dhe dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fatkeqësisht 26-vjeçari Erald Uzuni, i cili ishte në timonin e automjetit dhe një prej pasagjerëve, 21-vjeçari Klodian Vladi, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve dhe ndërruan jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiran, kanë ndërruar jetë në spital. Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Shtetasi M.U. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse A.C. është jashtë rrezikut për jetën.