Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë – Luzë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të plagosurit janë Metush Brinja 74 vjeçe, Xhevahire Brinja, Behije Brinja nga Kukësi që udhëtonin në një makinë së bashku, ndërsa e plagosura tjetër është Dila Shota. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dy furgonë dhe një makinë e vogël tip Audi.

Aksidenti dyshohet se ka qenë zinxhir pasi makinat kanë qenë njëra pas tjetrës, ndërsa Audi ka qenë në mes. Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë lagshtia në rrugë.