Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd.

Si pasojë, ka mbetur i vdekur një prej pasagjerëve, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë. Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

Mesohet se shoferi i automjetit ishte Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndersa pasagjerë: Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe viktima Dorian Belba, 18-vjeç.