Katër futbollistë shqiptarë janë aksidentuar pasditen e sotme. Bëhet fjalë për Ermir Lojkun, Klajdi Hoxhën, Funel Kushtën dhe Orgest Tockën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qukës, aksi Elbasan-Librazhd, teksa makina me të cilën udhëtonin 4 futbollistët është përplasur me anësoren e rrugës.
Shkak për këtë aksident, mendohet të jetë rrëshqitja e rrugës si pasojë e reshjeve të rëna. Futbollistët janë transportuar për në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Katër të aksidentuarit aktivizohen në ekipin e Librazhdit.





