Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për mbi 100 raste vjedhjesh e grabitjesh.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit funksiononin si një bandë e strukturuar, në disa zona të shtetit fqinj kryesisht në krahinat e Pordenone dhe Trevisos, ku përfitoniinmbi 1 milion euro.

Tre të rinjtë e arrestuar janë shtetasit: Darjel Prushi, i lindur në Krujë, Nikoll Dobrozi i lindur në Mamurras dhe Edmond Et’hemaj, i lindur në Peqin.

Krahas vjedhjes së banesave e të shtëpive, grupi i shqiptarëve i cili u shkatërrua gjatë ditës së sotme, kryente edhe vjedhje argjendarish dhe prej aty merrnin bizhu me vlerë të mëdha.