Tre shqiptarë, të akuzuar nga policia italiane për posedimin e 800 kg marijuanë, kanë rënë në pranga. Ata u arrestuan pas një ndjekjeje si nëpër filma që i bënë karabinierët.

Mediat italiane raportojnë se në pranga u vunë Majron Kapllanaj, 31 vjeç, i cili drejtonte një automjet me 170 kilogramë marijuanë.

Ndërsa policia iu vu pas Kapllanajt, zbuloi se një shtëpi në ndërtim e sipër përdorej për magazinimin e drogës. Vila në ndërtim e sipër ishte vetëm pak metra larg detit, ndaj policia ka dyshime se lënda narkotike është futur në territorin italian me gomone.

Në zonë u kapën dy shqiptarët e tjerë, Ali Pulomemoj, 24 vjeç dhe Ardit Abilaliaj, 25 vjeç me detyrë ruajtjen e drogës që depozitohej aty.

Policia njofton se arrestoi aty edhe nje shtetas tjeter, Q. P. 45-vjec, qe rezultoi te ishte vellai i nje personi te lidhur ngushte me mafien.

Po ashtu është ndaluar edhe një 45-vjeçar italian, i cili është vëllai i kokës së një organizate kriminale në zonën e Gargano-s. Ai tentoi të largohej, por u kap mat teksa u kthye të merrte makinën, duke mos e ditur se policia po e ruante.