Policia italiane ka arrestuan 4 shqiptarë të akuzuar për vjedhjeve. Gjatë kontrollit në momentin e arrestimit në makinën e tyre oficerët e policisë gjetën armë dhe bizhuteri.

4 shqiptarët tentuan grabitjen në Via della Torre në Giugliano, por policia u vu në ndjekje të tyre. Karabinierët kanë arrestuar në flagrancë Kasem Stafa, 42 vjeç; Krenar Xheli, 23 vjeç; Andi Xhiveshi, 21 vjeç dhe Renato Bajraktari, 28 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët kanë dashur t’i bëjnë rezistencë karabinierëve në momentin e arrestimit. Njëri prej tyre, Krenar Xheli ka tentuar të qëllonte me kaçavidë një nga punonjësit e policisë.

Policia ka bërë me dije se 4 shqiptarët kanë qenë prej kohësh nën hetim, por arrestimi i tyre u bë vetëm pasi këta të fundit u kapën duke vjedhur banesën e një 44-vjeçari në San Tammaro. Vlera e objekteteve të vjedhura arrijnë në total rreth 10.000 euro.