Një shqiptar është arrestuar sot në mëngjes në një lokal pas një hetimi policor në Caserta, në Via Novelli.
Më pas prokuroria ka arrestuar dhe tre shqiptarë të tjerë të cilët akuzohen të gjithë për një vjedhje të rëndë.
I arrestuari i parë është Artur Gega, 29 vjeç, i cili është plagosur disa kohë më parë në Itali.
Gega bashkë me bashkëpunëtorët u ndalua në fillim të nëntorit në një agriturizëm në Ortona. Grupi ku bënin pjesë Ervis Osmani, lindur në Bulqizë, 34 vjeç; Alfons Bushi, lindur në Shkodër, 26 vjeç; Artur Gega, 29 vjeç dhe një tjetër u gjet me sende të vjedhura, si bizhuteri, pjesë ari, orë, syze të shtrenjta dhe disa mijëra euro e shumë steka me cigare.
Vjedhjet ishin kryer në disa apartamente të zonës. Por Gega dhe personi i paidentifikuar arriti t’i ikë policisë, ndërsa u arrestua Ervis Osmani dhe Alfons Bushi, raportojnë mediat italiane.





