Më shumë se 170 kg marijuanë janë sekuestruar nga karabinierët italianë gjatë dy operaconeve antidrogë në Maglie.
Në rrethinat e Cutrofiano kanë përfunduar në pranga 34-vjeçari Leonardo Lisi dhe 29-vjeçarja Adriana Minerba, të cilëve ju janë gjetur 35 pako drogë me peshë 26 kg.
Gjithashtu sot në mëngjes ndodhi dhe arrestimi i tre shqiptarëve në Noha. Në fshatin Galatone, ata u vunë re nga ushtarët që dilnin nga një garazh dhe kishin pamje të dyshimtë, raportojnë mediet lokale.
Policia ka kontrolluar banesën dhe ka gjetur 143 kilogram drogë, peshore dhe materiale për paketimin e lëndës narkotike.
Në pranga kanë përfudnuar të rinjtë shqiptarë 22-vjeçari Glorent Jazo, 23-vjeçari Gabriel Avdurramani dhe 28-vjeçari Indrit Avdurramani, të tre lindur në Vlorë.





