Policia ka ndaluar 2 shtetas që ishin në kërkim, për të cilët Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”.

Në pranga ranë Eriger (Gentian) Bushi 38 vjeç dhe Bruno (Maks) Cenaj 25 vjeç, banues në Kukës. Të dy të arrestuarit kanë qenë në kërkim për disa vepra penale.

Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç (person me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë).

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1188 datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89 të Kodit Penal.

Për shtetasin tjetër në kërkim, Bruno (Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1254 datë 06.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet procedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.