Dy të rinj nga Durrësi janë arrestuar ngë policia e Lezhës, pasi po transportonin 9 kg marijuanë.
Policia bën me dije se operacion antidrogë i koduar ”High speed”, u finalizua me sekuestrimin e lëndës narkotike të fshehur në makinë dhe arrestimin e dy të rinjve Sead Isufaj, 22 vjeç, dhe Sovran Cena, 24 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Operacion antidrogë ”High speed” i ndjekur me metoda proaktive
Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike ”Mariuanë”, 2 shtetas në pranga
Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune hetimore në interval kohor 1 mujor ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar ” High speed”, ku si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Sead Isufaj, 22 vjeç, banues në Durrës
– Sovran Cena, 24 vjeç, banues në Durrës ( i dënuar më parë)
Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur ”Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, me mjetin e tyre tip Audi , në të cilin kishin fshehur në pjesën e përparmë të mjetit, 8 pako me lëndë narkotike “Mariuanë”, të cilat pas peshimit rezultuan 9 kg.
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2-25 të Kodit Penal.





