Efektivet e Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan-Operacionit "Vjeshtë 2017" në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar  në flagrancë shtetasit:

  • M. Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;
  • G. Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip 'Porsche', me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
  • automjeti tip Porche dhe
  • 6 telefona celularë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin.Deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu vënë në lëvizje policinë e Durrësit.