Një 25-vjeçar dhe një 19-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës pasi dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së dy banesave në fshatin Bitinckë në Devoll. 

Në njoftimin e policisë bvhet me dije se  në pranga ka rënë Gjergji Spaho, 25 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe Vangjel Fezo, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Bitinckë.

Ndalimi i tyre u bë pasi, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të jenë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Bitinckë-Devoll, më datë 16.02.2018 në banesën e shtetasit Y.M, si edhe më datë 13.03.2018 në banesën e shtetasit V.A, ku janë vjedhur dy televizorë plazma si edhe orendi shtëpiake.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”.