Shkatërrohet organizata e trafikimit të lëndëve narkotike në Brindizi të Italisë, ndërsa arrestohen 14 persona mes tyre shqiptarë dhe italianë. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas hetimeve organizata e kishte bazën e saj në Itali, por ishte në gjendje të komunikonte me furnizuesit shqiptarë për të organizuar edhe transportimin e lëndës narkotike drejt brigjeve italiane.
Shqiptarët e arrestuar janë: Vaso Mekshi 39 vjeç, Shfic Muho 33 vjeç, Leonard dhe Emilian Bufi, 36 e 31 vjeç
Ata akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa gjatë hetimeve të cilat kanë zgjatur 10 muaj, janë sekuestruar një sasi e madhe lënde narkotike e cila vinte nga brigjet shqiptare. Në total janë sekuestruar rreth 3 tonë drogë e cila arrinte vlerën e 35 milionë eurove.





