Finalizohet në Durrës operacioni policor antidrogë i koduar “Repeat”.

Vihen në shtetasit Donald Tringa dhe Diamant Shkina, pronari i lokalit që e kishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe shtetasi i punësuar në mënyrë të paligjshme, si bodyguard, i cili ua shiste lëndën narkotike kokainë, klientëve të lokalit.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Policia informon se: Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, se një lokal në lagjen nr. 13, ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Repeat”.

Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit Donald Tringa, 27 vjeç dhe Diamant Shkina, 33 vjeç, të dy banues në Durrës. 27-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të kokainës, ndërsa shtetasi Diamant Shkina, i punësuar në kundërshtim me ligjin, bodyguard në këtë lokal, ua shiste këtë lëndë narkotike, klientëve të lokalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.