Një viktimë dhe tre të plagosur mbetën nga atentati i mbrëmjes e sotme në Lushnje.
Viktima është pronari i lokalit, Bledar Muça, ndersa të plagosur kanë mbetur shtetasit Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi,
Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.
Autorët kanë qëlluar nga një makinë në ecje, ndërsa shënjestra ishte në lokal.
E gjithë kjo skenë ka ndodhur pranë lokali ku ka pasur dhe persona të tjerë, të cilët janë tmerruar.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar duke krijuar panik dhe frikë mes banorëve.





