4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një automjeti me një autobus në Ksanthi të Greqisë. 5 të rinj kishin udhëtuar nga Halkida për në Ksanthi për të marrë pjesë në seminarin e një fabrike industriale.

Në mbrëmje, pasi ishin argëtuar, ata ishin nisur për të shkuar në Nesto, ku të nesërmen do të shkonin në plazh. Automjeti me targa ZTA – 1004 ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në kilometrin e 11-të është përplasur me autobusin me targa AHP – 5909 të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë.

Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 udhëtarë të automjetit, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjec si dhe pasagjerët Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjec nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjec nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjec nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjec nga Greqia.

Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjec nga Elbasani.