Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë ditës së sotme ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, për lidhje të forta me krimin. Në fjalën e tij në parlament Berisha tha se kriminelët dhe të fortët në Shqipëri lëvizin të lirë, pasi janë të sigurt se nuk mund të kapen nga askush pasi mbrohen nga Edi Rama.
Ndërkohë Berisha tregoi dhe lidhjet e forta që kishte Olsi Rama me bandën e drogës në Elbasan.
Fjala e Berishës në Kuvend:
Kjo seancë në të cilën opozita po i bën gjyqin publik sundimit të krijimit në Shqipëri. Asaj që politolohtët e njohin si banditokraci, asaj që është bërë fakt i kryer këto 4 vite.
Në përkufizimet e diktaturave, monokracia apo bandidotakrticia vlerësohet si forma më e shëmtuar e të gjitha regjimeve.
Unë do të ndalem vetëm në të dhënët e kësaj toke për tu faktuar shqiptarëve se Edvin kristal Rama është koka e meduzës së krimit të organizuar në Shqipëri. Është nëna e nënave të krimit. Rama ka instaluar këtu narkoshtetit, apo shtetin e dytë në botë pas Panamasë, shtet me drogën.
Kurrë ndonjëherë në historinë e shtetit nuk ka ndodhur që në 1 javë, narkobandat të përplasin policinë 4 herë, Bathore, Tiranë,Elbasan dhe Lezhë.
Ata i bëjnë këto se kanë me vete më të madhin, kanë me vet kreun e meduzës s krimit të organizuar.
A nuk është Edi Rama që mbushi këtë parlament për herë të parë me kriminelë, me vrasës përfhunues.. A nuk është Edi rama që përcolli Arben frrokun, 1 ditë para se të merrte vendimin për jetë. A nuk ështd Rama që doli para shqiptarëve në krahë me një superkriminel që vrau ka njerëz të pafajshëm.
A nuk është Rama ai që fshehu për muaj të tërë kërkesën për ekstradim të vrasësit horror Mark Frroku në Belgjikë. A nuk është Edi Rama që ndërseu përdhunues në këtë parlament për të goditur deputetin e opozitës. Ja kush është nëna e krimit kreu i meduzës.
Edi Rama je koka e krimit. Në celularin tënd ke me 1indra mesazhe nga trafikantë droge. Në kabinitetn tënd ke ministra që mbajnë eskortë seria kille, sepse e dinë që për ty kriminelt janë të stërvitur.
Ram ajke koka e krimit, sepse ja rrëmbeve Shullazin atij tjetrit dhe e bëre pjesën tënde, e përdore për t8i çuar mesazhe vrasëse kryetarit të opozitës, deri sa në një rast historik e arrestoi opozita.
Ti për të mbrojtur lidhjet e tua me krimin emëroj në krye të Rendit, Xhafën, vëllain e njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm.
Dhe ky thotë ç’më duhet mua se ç’bën im vëlla, por ti mor zotëri e di shumë mirë që je në konflikt të pastër interesi, pse bën të paditurin.
Je atje vetëm si përfaqësues i klaneve më kriminale të Shqipërisë. I ke garantuar ata se sa të jemi ne në pushtet nuk ju prek njeri.
Është e vërtetë që ne i kemi humbur zgjedhjet. Është e vërtetë se bandat me krimin me paratë e krimit i kemi humbur. Por ta dish mirë se ne kemi humbur betejën por jo luftën.
Ne jemi 10 herë më të motivuar për luftën ndaj krimit. Edi Rama je nëna e krimit. Vetëm tek ti ndodh Edi Rama e mbushe Shqipërinë nga jugu në veri me kanabis. Deklarove se keni prerë 2 milionë e 400 mijë rrënjë, afërsisht 10 mijë ton. Po këto ndodhen nëpër tunelet e miqve tuaj, sepse i mbron ti.
Shqipërisë i ke vënë damkat më të zeza që nga koha e Enver Hoxhës, kurrë ndonjëherë kjo Shqipëri nuk është bërë kurrë fjalë për narko shtet.
Edi Rama është koka e krimit dhe me këtë ai po gjeneron çdo ditë të shprehë pasigurinë dhe vrarje shprese për shqiptarët.
Shqiptarët po ikin sot pothuaj si në 90-tën.
Në 90 ikën se dolën nga tirania komuniste, sot po ikin se duan të dalin nga tirania e krimit. Duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurt, duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë.
A e dini ju që pas 4 vitesh by pass i Fierit dhe ai i Vlorës po ritenderohet. A e dini ju se kompania e Elbasanit po i merr 40 milionë euro Edi ramës. A e dini ju ça është lista 1 miliardë, ajo është krim krim dhe vetëm krim.
Je koka e krimit dhe Shqipëria asnjë të ardhme nuk ka nëse nuk del nga kthetrat e krimit. Habilajtj janë lule në Vlorë, tani ligjin e bëjnë Xhafajt.
Edi Rama je koka e krimit.
Ekziston një makinë me targë AA 635 Dm, Vasilika, kjo është traga e kësaj makine,. Kjo makinë është makina e transportit të kokainës, ose thuaji kësaj asistentes tënde që është bërë ministre drejtësie të të2 sjellë dokumentin që kush ka qenë brenda.
Shofer ka qenë Genci Kasem Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Edi Ramës. Ermal Ilir Hoxha, pasagjer tjetër Gentjan Hasan Gjonaj, pasagjer i katërt Olsi kristal Rama.





