Mbrëmjen e djeshme policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Krujës kanë organizuar një operacion në Krujë, ku u sekuestruan një sasi lënde narkotike dhe janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Grupi i trafikantëve të narkotikëve u godit në momentin e shpërndarjes së tyre.

Në pranga kanë rënë Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushë Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemoari banues në Tiranë.

Veç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe telefona celularë dhe automjete.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.