Tre anëtarë të një familjeje në Rubik kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit brenda pak ditësh. 

Mësohet se për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, kanë humbur jetën prindërit Hamit dhe Dushe Cara, 75 vjeç dhe 73 vjeçe, si dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç.

Fillimisht është ndarë nga jeta kryefamiljari Hamiti, një ditë më pas djali Arbeni dhe më pas bashkëshortja e Hamitit, Dushja.