Publikohen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të përbashkët anti-drogë mes policisë së Igumenicës dhe asaj të Athinës në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se të arrestuarit janë: Altin Trapi, Xhuliano Bregu dhe Xhoni Hasakolli.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Sajadhe, Igumenicë është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri, brenda të cilit u gjetën 60 pako me 32 kg 430 gram marijuanë. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, i cili deklaroi se drogën e kishte marrë në një vend pranë doganës së Mavromatit (Qafë-Botë).

Në të njejtin vend është ndaluar edhe një tjetër mjet, i cili ishte përshtatur me vend në shasi dhe sediljet e pasme.  Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 39 pako me 21 kg 180 gram marijuanë. Në pranga ra drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shqiptarë.