Dy burra janë vënë në prangat e policisë së Durrësit për dhunimin e partnereve dhe fëmijëve.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi i 49-vjeçarit Renato Habili dhe 55-vjeçarit Faslli Vasjari është bërë në flagrancë. Ata janë ndaluar të akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
“R. H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të tij;
F. V., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij”,– njofton policia lidhur me arrestimet e kryera.





