Paralelisht me zgjedhjen e 4 sekretarëve funksionalë të PD Durrës janë zgjedhur nga kryesia edhe krerët e 15 departamenteve që funksionojnë pranë degës lokale. Në total, janë gjithsej 17 departamente, por se kush do t’i drejtojë dy departamentet që lidhen me ekonominë dhe politikat monetare pritet të zbulohet në javët në vazhdim.
Që pas zgjedhjes së kryetarit Ferdinand Xhaferaj në muajin nëntor të vitit të kaluar, dega lokale është futur në një proces riformimi duke plotësuar të gjitha vendet vakante në grupseksionet dhe strukturat drejtuese, sekretariatet funksionale dhe departamentet.
Në bazë të statutit të kësaj partie, këto departamente hartojnë politikat dhe strategjitë për secilën fushë që mbulojnë.
Departamenti i të përndjekurve poltikë dhe pronarëve, dy kategori shoqërore që vitet e para pas krijimit të PD-së ishin mbështetës të kësaj partie i është besuar Gentian Spirut, departamenti i shëndetësisë mjekut Elton Bodlli, politikat për zhvillimin urban dhe infrastrukturën do të drejtohen nga urbanisti i njohur Ardian Muka, strategjitë për pushtetin vendor do t’i hartojë departamenti i drejtuar nga Petro Vokopola, kultura dhe sportet i janë besuar aktorit Marvin Tafaj etj.
Ndërkohë, vlen të theksohet se disa sektorë të rëndësishëm u janë besuar femrave, të cilat drejtojnë 3 departamente; Roxhensa Haxhillari – Politikat mbi çështjet sociale dhe punësimin; Blerina Reci – Politikat për arsimin dhe Merita Cela – Politikat për administratën publike dhe antikorrupsionin.
L I S T A
ME DREJTUESIT E BORDIT TE KESHILLTAREVE
|
Nr. |
Fusha e aktivitetit / Departamenti |
Emri Mbiemri i Drejtuesit |
|
1 |
Te Perndjekurit Politik dhe Pronaret |
Gentian SPIRU |
|
2 |
Politikat e Mbrojtjes se Biznesit |
Veip ADEMI |
|
3 |
Politikat mbi Ceshtjet Sociale dhe Punesimin |
Roxhensa HAXHILLARI |
|
4 |
Politikat mbi Rendin dhe Sigurine Publike |
Astrit XHAFERRI |
|
5 |
Politikat per Shendetesine |
Elton BODLLI |
|
6 |
Politikat per Arsimin |
Blerina RECI |
|
7 |
Politikat per Zhvillimin Urban dhe Infrastrukturen |
Ardian MUKA |
|
8 |
Politikat per Transportin |
Olgert RAKIPLLARI |
|
9 |
Politikat per Bujqesise |
Eugen GASHI |
|
10 |
Politikat per Administraten Publike dhe Antikorrupsion |
Merita CELA |
|
11 |
Politikat per Pushtetin Vendor |
Petro VOKOPLA |
|
12 |
Politikat per Kulturen dhe Sportet |
Marvin TAFAJ |
|
13 |
Politikat per Turizmit dhe Mjedisit |
Redi BITURKU |
|
14 |
Politikat per Ceshtjet e Peshkimit |
Artor KODRA |
|
15 |
Politikat per Ceshtjet e Teknologjise se Informacionit ne Zgjedhje |
Zhak CEZARI |
|
16 |
Politikat per Zhvillimin Ekonomik |
Ne proces vleresimi |
|
17 |
Politikat Monetare |
Ne proces vleresimi |





