Ditën e sotme, demokratët e Durrësit janë duke votuar për të zgjedhur anëtarët e kryesisë së degës si dhe delegatët që do të përfaqësojnë qytetin bregdetar në Kuvendin e datës 30 prill.
Në listën me 152 propozime për delegatë, demokratët do të zgjedhin 64 përfaqësuesit e tyre.
Ndërsa 22 anëtarët e kryesisë së degës do të dalin nga votimi në 2 lista, ku në njërën janë renditur 81 demokratë meshkuj, ndërsa në tjetrën 25 anëtare femra.
Kryesia e degës do të përbëhet nga 15 anëtarë meshkuj dhe 7 femra.
Votimet e ditës së sotme, pasojnë votimin e së shtunës së kaluar, kur me parimin “një anëtar, një votë” demokratët zgjodhën Igli Carën si kreun e ri të degës.