Identifikohen i plagosuri dhe autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në lagjen nr.4 të Durrësit.
“DurrësLajm” mëson se i plagosur me armë zjarri në dorë, por jashtë rrezikut për jetën është 25-vjeçari Arbër Tivari, i cili është dërguar në spital.
Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i identifikuar si Ardit Buçpapaj.
Të dy personat janë emra të njohur për policinë dhe janë ndaluar edhe herë të tjera per “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shpërndarje lëndësh narkotike”.
Konflikti sipas dëshmitarëve ka nisur pasi kanë përplasur lehtë automjetet me njeri-tjetrin. Njëri nga të dëmtuarit i ka kërkuar paratë për dëmin, por në momentin që pala tjetër nuk ka pranuar janë konfliktuar ndërsa sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.





