Shtatë persona, konkretisht familjet e Ajet Meçes dhe Edi Reçit, mungojnë dhe po kërkohen nën rrënoja te pallati në lagjen nr.18 në Durrës, te Kryqi i Kuq.
Mësohet se vajza që ka ndërruar jetë është e bija e Ajet Meçes, e cila punonte në QNOD.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se 13 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë.
7 persona konfirmohet se janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat në Durrës dhe 5 në Thumanë, ndërsa 1 person në Kurbin, pasi u hodh nga ballkoni pas panikut.





