Posti i Drejtorit të Kabinetit dhe Burimeve Njerëzore në bashkinë e Durrësit u janë besuar dy femrave.

Kështu, pas daljes në pension të Lavdosh Beqirajt, drejtorit historik të kabinetit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, në vend të tij është vendosur Keli Kërtusha, mbesa e Besnik Kërtushës, ish-drejtorit të Shërbimeve në bashki.

Ndërkohë, dorëheqja e Drita Zenelit nga posti i Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore për shkaqe shëndetësore, krijoi vakancë në këtë pozicion kyç në bashki.

DurrësLajm mëson se në vend të Zenelit është komanduar Ersenta Ferra, e cila deri para se të merrte këtë post ishte pjesë e drejtorisë së Taksave vendore në bashki.

Kërtusha dhe Ferra janë emërimet e para të bëra nga kryebashkiakja Sako, ndërkohë që në vend të ish-nënkryetarit Sami Gjergji (edhe ky i dalë në pension) nuk ka ende asnjë person të emëruar apo komanduar.