Janë caktuar dy kandidaturat e Partisë Socialiste për të qenë anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Mësohet se Partia Socialiste ka rikonfirmuar Bledar Skënderin si anëtar të KQZ-së, ndërsa ka propozuar Rezarta Bitrin për të qenë anëtarja e dytë.

Rezarta Bitri ka qenë më herët ish-këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.