Guardia di Finanza e Foggia-s ka arrestuar sot shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orge Tusha 40 vjeç, pasi u kapën me drogë.

Në pranga ra edhe italiani Alessandro Bonaventura, 38-vjeçar.

Mediat italiane shkruajnë se sasia e drogës së sekuestruar është 1,5 kg heroinë.

Dy shqiptarët dhe italiani u ndaluan teksa lëviznin me një makinë, në të cilën u gjet edhe sasi e lëndës narkotike e ndarë në paketime.