Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Të plagosurit janë Mikel Baxhani, 39 vjeç dhe Melisa Baxhani, 7 vjeçe, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit.

Fillimisht të lënduarit u transportuan drejt spitalit të Kavajës, por për shkak të gjendjes së rëndë janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.