Dy vëllezër shqiptarë, Leutrim dhe Ideal Kuburja, kanë rrëmbyer vëmendjen e medias austriake për gjestin e tyre heroik duke shpëtuar një 23-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Aqua Nova që gjendet në Wr. Neustadt të Austrisë, ku 23-vjeçari afgan ishte futur në pishinën sportive dhe rrezikonte të mbytej.
"Në një moment vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u menduar. Edhe unë shkova pas tij dhe pastaj e tërhoqëm së bashku për ta nxjerrë nga uji" thotë Ideali, 20-vjeçari shqiptar i cili aktualisht punon në shërbimin civil për infermieri në Ebreichsdorf, raportojnë mediat e huaja.
Më pas ishte një infermiere që i dha ndihmën e parë deri sa mbërriti ambulanca për ta transportuar më pas në spital në Wr. Neustadt.





