DURRËS, 4 NËNTOR 2014 –  Kush do përgjigjet sot përpara tre prindërve fatkeqë, dhe një qytetari të ndjerë italian, nëse ashtu sikurse dyshon policia, vrasësi i tyre dyshohet të jetë 25 vjeçari Kostandin Xhuvani? Ngjarja bëhet disa fish më e dhimbshme, po të mendohet se djali i deputetes, Luiza Xhuvani, ka kryer edhe më parë një vrasje tjetër në shkurt të vitit 2011, ku mbeti i vdekur Alfred Musabelliu. Po ti kthehemi tani dosjes së gjykatës për këtë vrasjeje (e plote ne rrubriken Lajme te Lapsi.al), ajo duket thjeshtë një skandal. Sipas vendimit të marrë nga gjyqtari Gerd Hoxha, ai u dënua vetëm me tre vite burg. Një e treta e këtij dënimi minimal i'u fal sepse ai e pranoi krimin. Xhuvani u lehtësua me këtë masë pavarësisht se për tre muaj ai ndejti në arrati, dhe u dorëzua vetëm pasi familjarët e tij morrën garanci nga prokuroria dhe policia. Një tjetër gjë e dyshimtë e kësaj dosjeje kriminale është edhe fakti se qytetari tjetër, Albi Zela u dënua vetëm me 6 muaj më pak se Xhuvani, thjesht se nuk kallëzoi krimin. Një skandal më vete që duhet rishikuar. Ashtu sic duhet rishikuar krejtësisht dosja e vendimit nr 2027 të marrë nën presion. Natyrisht gjykatësi Gerd Hoxha është përgjegjës. Natyrisht po ashtu përgjegjës është edhe prokurori Shpetim Kurti, që ka ngritur akuzën (këtu është luajtur edhe loja politike) dhe ka kërkuar vendim minimal. Madje kur për interesa politike, ministri Eduart Halimi, kërkoi rishqyrtimin e kësaj dosjeje, doli vetë kryeprokurorja Ina Rama që tha se këtu po cënohej pavarësia e prokurorisë.

Pra kjo dosje duhet rihapur sepse tani që u vranë katër vetë, ata që e përpiluan atë dosje, mund të thuhet se janë po aq fajtorë sa vrasesi.

Po aq fajtorë janë edhe të tjerët. Ata politikanë socialistë që ndërhynë në të gjithë hallkat e drejtësisë, që djali i koleges së tyre të lirohet. Po aq fajtor është edhe Edi Rama, që ende nuk ka folur. Boll të shikohet sot Facebooku i tij për të kuptuar irritimin e njerzve për ata që ka marrë në mbrojte.

Po aq fajtor është edhe Ilir Meta që bën sot (pikërisht ai) thirrje për barazi përpara ligjit për të gjithë.

Të gjithë ata janë fajtorë. Por kryefajtorë janë ata gjyqtarë, që e liruan vrasësin e provuar duke i dhënë mundësinë (nëse akuza provohet) që të kryejë vrasje të tjera. 

/lapsi.al/