Dega e Partisë Demokratike në Shijak ka publikuar listën e kandidatëve të përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët ditën e shtunë nga ora 10:00 – 18:00 do të zgjidhen përmes votës së anëtarëve të PD-së.

Përmes një postimi në Facebook, mësohet se bëhet fjalë për shtetasit: Agim Baçi, Ardian Kokomani, Arjeta Keci, Everest Varaku, Redi Varaku.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të degës së PD Shijak

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve, që sipas nenit 62 , të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, që kalojnë fazën e dytë dhe I NËNSHTROHEN KONSULTIMIT ME ANTARËSINË, në Degën Shijak vijon:

AGIM BAÇI

ARDIAN KOKOMANI

ARJETA KECI

EVEREST VARAKU

REDI VARAKU

Menyra e kualifikimit per fazen tjeter do te jete shume e lehte, anetaret duhet te shenojne me vetem kandidatin qe NUK PREFEROJNE ose duke votuar pozitivisht per te gjithe te kandiduarit ne nje kuadrat BOSH. Pas votimit ata qe do te kene me shume vota NEGATIVE do te skualifikohen nga gara. Emrat qe do te mbesin do dergohen ne Tirane per kualifikimin FINAL.

Duke shpresuar qe po bejme nje pune te mire i urojme suksese kandidatëve dhe Partisë Demokratike!

Fitore!

Adresa: Vila Erzeni

Diten e Shtune, date: 3/10/2020, ora 10:00-18:00