10 shkurt 2015 – Policia italiane, pasi bëri publike fotot e disa prej shqiptarëve të arrestuar në kuadrin e Operacionit “Miloti” (lajm i publikuar nga agjencia jonë e lajmeve) ka bërë të njohur edhe emrat e shqiptarëve të përfshirë në këtë operacion.
Gjykata italiane për akuzat vjedhje, grabitje, shfrytëzim prostitucioni, shpërndarje lëndësh narkotike, dhunë fizike, armëmbajtje pa leje dha masën e sigurisë arrest me burg për këta persona :
Syrjan Halili, Enuar Zefi, Dritan Corraj, Alban Ndoji, Gerti Hyseni, Miri Gega, Jurgen Kuqi dhe Ervin Kuqi.
Flora Bardhi e datëlindjes 1973 mori masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Për Arjan Aliun nuk u dha asnjë masë sigurie, sepse për të nuk ka fakte të mjaftueshme, që është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal të bandës në fjalë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





