Nisma e ndërmarrë nga aktivistet e Kolektivit Feminist zhurmoi rrjetin social e mediatik, jo vetëm për faktin që kërkojnë të vendosin në qendër të vëmendjes gratë viktima të dhunës nga burrat e tyre, por për mënyrën që ato përdoren.
Në programin ‘Abc e Pasdite’s me moderatorin Ermal Peçi dy organizatoret pohuan se kanë qenë në kontakt me familjarët, duke treguar kujdes për ndjenjat e tyre. Megjithatë sipas tyre, askush nuk ka reaguar keq apo të jënë lënduar, por i kanë përgëzuar.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarët viktimave ose të familjarët mbijetarave të dhunës me bazë gjinore, nuk patëm asnjë ankesë”, tha Gresa Hasa.
Sipas Gresës, ata që kanë dalë kundër janë absurd sepse më shumë merakosen për sinjalistikën më shumë se sa për gratë e vrara.
Nga ana tjetër edhe Fabiola Egro edhe Blerta Lata theksuan se ky aksion u bë viralë, dhe për sa kohë u hap një diskutim publik është një tullë e vogël në kauzën tonë për lirinë, të drejtave dhe barazinë e gjinive.