Personat që shihni në foton ë mësipërme, janë Andon Janaqi, 36 vjeç, dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeçe. Çifti  i bashkëshortëve me origjinë nga Liboniku u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Francë, ku dyshohet se burri ka qëlluar për vdekje gruan me çifte dhe më pas ka kryer vetvrasje.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, kur policia franceze u njoftua për të shtëna me armë zjarri në apartamentin ku jetonte çifti. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit konstatuan trupat e pajetë të bashkëshortëve.

Çifti, prindër të dy djemve të mitur, jetonin në Francë prej katër vitesh. Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, dyshohet se 36-vjeçari ka qëlluar fillimisht bashkëshorten dhe më pas ka kryer vetëvrasje.