Dy kamionë me lëndë narkotike janë kapur sot në pikën kufitarë të Kapshticës. Mësohet se brenda kamionëve është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila është sekuestruar nga policia.
Sipas të dhënave, droga është pikasur nga anti-kontrabanda në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë.
Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde drejt vendit fqinj. Ende nuk dihet sasia e saktë, por burimet bëjnë me dije se sasia është shumë e madhe dhe janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar.
Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Zija Hidri dhe Ardian Sako.





