Janë zbardhur emrat e tre personave që janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve.
Në pranga me masë “arrest në burg” është vënë një punonjës policie në IEVP Elbasan, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici.
Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar.
Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.
Operacioni u zhvillua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Të arrestuarit:
Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan
Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri
Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan





