Një ditë para përfundimit të afatit, 4 prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së SPAK.
Mësohet se prokurorët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK janë Prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Osmani si dhe prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami).
Gjithashtu ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK edhe Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Maksim Sota.
Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Prokurorët kandidatë për në SPAK:
- Arben Kraja
- Anton Martini
- Besnik Muçi
- Behar Dibra
- Besim Hajdarmataj
- Dritan Prençi
- Dolorez Musabelliu
- Eneid Nakuçi
- Edvin Kondili
- Eugen Beci
- Klodian Braho
- Shkëlzen Cena
- Vladimir Mara
- Fatmir Hoxhaj
- Altin Dumani
- Enkeleda Osmani
- Elida Kackini (Celami)
- Enkeleda Millonai
- Maksim Sota





